Shqiptarët mes ‘vedi’, fiton Shqipëria kuqezi e moshave…

Shqipëri U21-Kosovë U21 2-1 (Tafa 76’, Muçolli 81’ / Baftiu 89’)
Në ‘Elbasan Arena’ takimi i parë zyrtar në futboll mes Shqipërisë dhe Kosovës për U-21, i shkon Shqipërisë.
Fraksioni i parë disi më mirë për Shqipërinë që edhe pse në tabelë gjendej poshtë formacionit të Prekazit, krijon më shumë volum loje.
Gjithsesi, pas një acarimi të kotë për një top të pa-larguar nga dardanët ndërsa një futbollist me fanelën kuqezi ishte i shtrirë, duket se e ka ndezur më shumë agresivitetin në fushë.
Është U-21 e Kosovës që me fillimin fraksionit të dytë, kërkon të imponohet. Krijon disa raste por Selmani në portë është në lartësi.
Në fund, teksa shqiptarët e përtej kufirit po luanin më mirë, është Muçolli që shënon për skuadrën e Bushit.
Pas 5 minutave, Shqipëria shënon me fat edhe golin e dytë teksa në fund, në të 89-tën Baftiu me kokë, shkurton diferencën.Fitorja e parë në këto kualifikuese U-21 për Shqipërinë
Shqipëria U-21: Selmani, Maloku, Tafa, Bajramaj, Pëllumbi (64′ Ndrecka), Zejnulai (64′ Shehu), Mala, Çokaj (90′ Mersinaj), Xhixha (90′ Kolaj), Kallaku (61′ Muçolli), Broja.
Trajner: Alban Bushi
Kosova U-21: Smakiqi, Hajrizi, Xhemajli, Kolgeci, L.Kastrati , Pepsi (88′ Idrizi), Abedini, Lushaku (77′ Hoxha), Muja (77′ Baftiu), L.Kastrati 2 , Daku (57′ Mustafa)
Trajner: Rafet Prekazi.
