Trajneri i Spanjës, dua 30 pikë…

Robert Moreno nga Norvegjia lëshon sinjale të forta se Spanja nuk ka ndërmend të lëshojë asnjë fije në kualifikuese.

Edhe pse ‘La Roha”, është vetëm një hap larg kualifikimit në Grupin F, sërish tekniku fitues i Spanjës, shprehet se do t’i pëlqente ta mbyllte grupin me 30 pikë.

Aq sa mban matematika me të gjitha ndeshjet e fituara. Deri tani, ka fituar 6 nga 6. Sot para gazetarëve u shpreh:

Çdo javë  vejn diçka e re. Jam i kënaqur si shkojnë gjërat. Fitoret të ndihmojnë gjithmonë, nuk kam parë ende që të humbë skuadra. Jam i lumtur. Do të doja të mbyllja klasifikimin me 30 pikë .

 Lojtarët?

 Sebajes dhe Fabian, janë gati të luajnë nesër. Kanë patur probleme por janë të gatshëm.

 Të gjithë futbollistët e mirë janë të mirseardhur. Edhe Ansu Fati që po tregon shumë gjëra. Do ta përdorim kur të vijë momenti. Nuk e di nëse ekziston një kombëtare si kjo në Europë. Nuk po flas për persona por për grupin në nivel shumë të lartë.

 Norvegjia dhe Suedia kanë stilin e tyre dhe kjo i ka mbajtur lart. Ne do shohim t’i zgjidhim problemet”-tha ndër të tjera Rober Moreno tekniku i Spanjës sot. (video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!