Në Singapor, Brazili mbyll në barazim me Senegalin…

Miqësore në Singapor: Brazil-Senegal 1-1 (Firminio 9’/ Diodju 45+1)
Brazili dhe Senegali u takuan sot në Singapor në një event miqësor futbollistik të quajtur ‘Brazil Global Touar’.
Yjet e të dyja skuadrave, kishin udhëtuar deri larg për këtë takim duke e kthyer ndeshjen mjaft atraktive. Në fushë për Brazilin edhe Nejmar,Kasemiro, Firminio etj.
Njejmar luajti takimin e 100 me ‘seleçaon’. Te Senegali Sadio Mane dhe të tjerë futbollistë që gjatë verës në Egjipt u shpallën nënkampionë të Kupës së Afrikës.
Takimi u zhbllokua nga Firmino në mintën e 9-të, ndërkohë që në fund të pjesës së parë, Mane fitoi një penallti të cilën e ktheu në gol Diodju në 45+1.
Në pjesën e dytë, pati disa ndryshime por si Tite ashtu dhe trajneri senegalez Çise, i besuan kryesisht lojtarëve kryesorë.
Brazilinaët edhe pse kontrolluan dhe Nejmar iu afrua disa herë golit të 62-të me kombëtaren, gjithçka u mbyll në barazim 1-1.
