Hotiç ia del, FIFA jep dakortësinë
Trajneri Robert Prosineçki, mund të përdorë që nga sot një lojtar klasi në përfaqësuesën e Bosnje-Hercegovinës.
FIFA, pas kërkesës së Federatës boshnajke, për të lejuar lojtarin e Mariborit Dino Hotiç, të aktivizohet me Bosnje-Hercegovinën, ka miratuar kërkesën duke njohur kombësinë boshnjake të mesfushorit të skuadrës sllovene Maribor.
Në këtë mënyrë Prosineçki, mund ta grumbullojë që tani 24 vjeçarin Hotiç për kualifikueset e Euro 2020.