Gynesh, të fitojmë me Shqipërinë
Ai e di se Franca është favorite e grupit H, dhe mendjen e ka të kalojnë Shqipërinë pas 4 ditëve në Stamboll. Flitet për teknikun e Turqisë Senjol Gynesh i cili doli në një konferencë shtypi sot:
‘Ne do të luajmë ndeshjen e vendit të parë në grup me Francën, por më parë duhet të kalojmë Shqipërinë. Qëllimi ynë është të fitojmë. Prioriteti ynë do të jetë Shqipëria.
Kjo do të jetë ndeshja jonë më e rëndësishme në 4 ndeshjet e mbetura. Shqipëria është një skuadër me lojtarë të mirë në ligat kryesore evropiane. Ne duam të fitojmë me mbështetjen e tifozerisë ”, shprehet Gynesh.
Duke thurur elozhe për Shqipërinë tekniku turk ecën: “Shqipëria është një skuadër me lojtarë të mirë. Trajneri i tyre është i njohur në Itali dhe me eksprieëncë.
Ata kalojnë nga skema 3-5-2 në 5-3-2. Janë luftarakë dhe kompakt në mbrojtje. Nëse keni një mendim negativ për Shqipërinë, duhet ta harroni. Ne duhet të jemi një ekip agresiv duke vrapuar po aq shumë sa ata. Ata mundohen të luajnë topin, nuk luajnë totalisht në mbrojtje si Moldavia apo Andorra.
Kthehen në mënyrë të suksesshme nga mbrojtja me tre te ajo me pesë””- tha ndër të tjera kreu i pankinës së përfaqësueses së Turqisë Senjol Gynesh