Singapori i Ferrarit, Fetël triumfi pas një viti…

Rikthehet Ferrari triumfues i kohëve të arta me dopietë. Rikthehet Sebastian Fetël fitues. U desh pista e Singaporit për të parë triumfin e skuderisë së Ferrarit me të dy pilotë.

Një garë e cila nisi me Leklerk në krye dhe pas tij Hamilton e Fetël.  “Marina Bay’, pista e Singaporit, e gjitha e komplikuar e me kthesa. Ndër më të vështirat.

Kryeson Leklerk dhe në pit stopin e parë, kalon Fetël për të qintat e sekondave duke rrëmbyer kreun. Hamilton humb terren dhe pilotë të tjerë që alternohen në vendet pas.

Në fund Fetël triumfon pas një viti dhe këtë e bën në Çmimin e Madh të Singaporit.. Finishi i gjithi i Ferrarit me gjermanin që edhe pse komplimentohet nga stafi, nuk ndjen madhështinë e festës.

Holandezi Verstapen mbyll i treti duke lënë pas pikërisht britanikun Luis Hamilton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!