Gjilani nuk ndalet, Progni i jep kryesimin…

Skuadra e Gjilanit,  nën drejtimin e Gentian Mezanit, nuk ka të ndalur. Pasi humbi javën e parë, në katër takimet e radhës, ekipi i “Superiores”, po kalon të gjithë kundërshtarët në IPKO dhe për pasojë, Gjilani ka marrë i vetëm kreun e renditjes. Goli i Prognit ndaj Ballkanit, i ka mjaftuar kryesuesëve të ruajnë gjëndjen mirë që po kalojnë, e të udhëheqin tabelën kosovare me 12 pikë.

Sakaq, Drita, gjilanasja tjetër, u ndal nga LLapi në shifrat 2-2. Lajme të mira për kryeqytetasit e Prishtinës që më në fund fitojnë ndaj Trepça ’89 në transfertë 0-1.

Rezultatet e sotme në IPKO Superligën e Kosovës

Gjilani – Ballkani  1-0 , Llapi – Drita  2-2,  Trepça’89 – Prishtina  0-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!