Starton Kupa, 32 skuadra në fushë…

Starton nesër edicioni 68 i Kupës së Shqipërisë. Shumë ekipe të Superiores, janë gati të luftojnë deri në fund.

Të tjerat, e kanë rotacion e ndeshje specifike për t’ju dhënë mundësi lojtarëve të stolit për t’u aktivizuar. Ardian Mema tha mbrëmë në ‘Rubrika Sportive’ në Radio Tirana, se do aktivizojë thuajse të gjithë lojtarët e stolit dhe disa të tjerë që do vijnë nga Akademia.

Etalon edhe për skuadrat e tjera favorite. Edhe pse keshtu, pritet bollëk golash.

Katër takime do të zhvillohen në fushë neutrale. Vora-Partizani në Pezë, Tërbuni-Teuta në Kamzë, Veleçiku-Flamurtari në Shkodër dhe Shënkolli-Tirana në Lezhë.

Përballjet e turit të parë janë me 2 takime, vajtje-ardhje, ndërsa takimet e kthimit do të luhen në datën 2 tetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!