Monako në krizë, Spaleti një mundësi…
Luçiano Spaleti është gati për një aventurë të re. Ish trajneri i Interit, mësohet se mund të ndërmarrë një tjetër aventurë jashtë Italisë pasi sipas informacioneve që vijnë nga Franca, Monako mendon të largojë teknikun aktual Zhardim.
Klubi i principatës, humbi dje në derbin me Marsejën 3-4. Një ndeshje të cilën Monako po e udhëhiqte 2-0.
Dy pikë në 5 takime dhe e parafundit në klasifikimin e Ligë 1, konsiderohen fare pak për skuadrën monegaze. Emri i Spaletit është i pari që lakohet si pasuesi i Zhardim, paçka se Luçiano, është ende nën kontratë me Interin.
Nga ana tjetër, në Itali mendojnë se Spaleti, është duke pritur oferta më të mira nga Seria A.