Mema: ‘Tirana e uritur, në Kupë rotacion’

Ardian Mema trajneri i Tiranës, së bashku me skuadrën, po shijon kreun e klasifikimit në Kategorinë Superiore.

Skuadra bardheblu, pas 4 javëve kampionat,udhëheq e vetme me 10 pikë. Në prag të takimit për turin e parë të Kupës së Shqipërisë të merkurën ndaj Shënkollit, duket se tekniku i 24 herë kampionëve të Shqipërisë do kryejë rotacion të plotë.

Në një pronocim për Rubrika Sportive në Radio Tirana të gazetares  Erga Kruja, Mema ka folur për situatën aktuale të skuadrës dhe planet e shpejta me skuadrën.

Jam i lumtur për këtë ecuri të skuadrës. Kemi bërë vetëm detyren dhe uroj që të ecim kështu. Natyrisht konkurenca jonë do të jetë e fokusuar me 3-4 skuadra që sipas meje janë pretendente serioze. Shoh Partizanin, Kukësin dhe Teutën”.

Të merkurën rotacion?

 “Sigurisht që do aktivizoj gjithë lojtarët që nuk kanë luajtur. Madje do marr edhe nga Akademia. Jo për të nënvletësuar Kupën por për t’ju dhënë mundësinë lojtarëve të tjerë”-tha ndër të tjera Mema.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!