Kosova ruan ‘dinjitetin’, tetori vendimtar…

Përfaqësuesja e Kosovës pas 15 takimeve pa humbje, u thye nga Anglia por të gjithë flasin me superlativa për skuadrën e Shaland.
Dardanët u mposhtën në Sauthemton nga Anglia me rezultatin 5-3. Emocionues takimi që dhuroi spektakël nga të dyja skuadrat.
Kosovarët me një super Valon Berisha, shënuan në mënyrë surprizë në start dhe më pas u shthurën totalisht deri në fund të pjesës së parë kur shifrat u fiksuan 5-1.
Gjysma tjetër e lojës ishtë mjaft pozitive për Dardanët që shënuan dy herë të tjera duke mbyllur 5-3.
Pas këtyrë rezultateve Kosova renditet në vendin e tretë me 8 pikë. Tashmë beteja për vendin e dytë kualifikues për grupin A, duket se do jetë mes Çekisë dhe Kosovës. Në tetor, nis akti përmbyllës i kualifikueseve.