Vllaznia, humbja në Champions me Hojrring…
Champions League Femra në ‘Loro Boriçi’: Vllaznia- Fortuna Hojrring 0-1 (Moler 68’)
Sot në “Loro Boriçi”, Vllaznia e Shkodrës u ndesh në takimin e vjatjes për Champions League kategoria femra me ekipin danez Fortuna Hjorring.
Ekipi kuqeblu me trajner Nikolin Leka e nisi këtë takim me dy raste të mira për shënim por më pas, inisiativa kaloi në kahun e miqeve të cilat i’u afruan ndjeshëm golit në pjesën e parë teksa goditën dy herë shtyllën.
Megjithatë me fillimin e pjesës së dytë, janë sërish danezet që kontrollojnë lojën dhe shtyjnë përpara. Vllaznia, njëra nga 32 skuadrat pjesëmarrëse në Europë, ndëshkohet në minutën e 68-të, teksa Moler nga pika e bardhë e penalltisë, shënon golin e avantazhit.
Në fund, shkodranët bëjnë gjithçka për të barazuar por eksperienca e nënkapionëve të danimarkës, mjafton për të mbajtur në favorin e saj rezultatin. Minutat shtesë nga dy raste të pastra për secilën skuadër. Kthimi pas dy javëve në Hojrring.
Formacioni fillestar i Vllaznisë në këtë takim ishte ky:
Vllaznia Ferma: Etzel, Maliqi, Razburgaj, Bajraktari, Suenson, Eberhardi, Franja, Gjini, Doçi, Dauzat, Doile. Tr: Nikolin Leka