Franca pa mëshirë, Shqipëria e ‘paraluftës’
‘Euro 2020’ në Paris. Francë- Shqipëri 4-1 (Koman 8′, 68′, Zhiru 27’, Ikone 85’ / Cikalleshi 90’)
Ndeshja e madhe për Shqipërinë ndaj Francës në Paris, nisi me një skandal të vonimit të himnit tonë kombëtar.
Por dhe më pas ka patur një moment që nuk është dëgjuar mirë nëse nga autoporlantët është dëgjuar Albania apo Aremnia.
Gjithësesi Francë- Shqipëri nisi ashtu siç dhe pritej. Vendasit të etur për të shënuar, e kanë disi të vështirë në start por me pas, gjithçka vjen e bëhët e thjeshtë pasi në dy raste Roshi, nuk mbulon dot në prapavijë dhe Shqipëria merr dy gola.
Nuk ka ndalesë dhe Franca ka mundësi të shënojë edhe të tretin në pjesën e parë por Grizman nga 11 m tregohet më ‘gjel’ se duhet, duke e dërguar topin në tra.
E dyta asgjë ndryshe. Së paku starti i saj pasi në pak minuta Franca vendos gjithçka nën kontroll dhe shtyn sikur takimi të ishte 0-1. Nuk ka frymëmarrje dhe të gjithë lojtarët e Deshamps, vijnë me radhë te zona e portës së mbrojtur nga Strakosha.
Veçse njëri prej tyre Koman, shfaqet sërish si në pjesën e parë, i papërmbajtshëm. Në të 68-tën shënon të dytin personal dhe të tretin për vendasit.
Muzika e njejtë, Francë argëtuese dhe futbollistët tanë që nuk nxjerrin dot topin përpara. Vjen i 4-ti, 5 minuta nga fundi.
Në fund, Cikalleshi vjedh një penallti dhe shënon golin e nderit.