Ouen: ‘Kapelo dështak, Bekam, na preu ëndrrën’
Autobiografia e Majkell Ouen, botuar së fundi, ka hapur një diskutim të madh në Angli, Itali e gjetkë.
Në epiqënder vihet ish trajneri i Anglisë italiani Fabio Kapelo por dhe ish futbollisti i ‘3 luanëve’ Dejvid Bekam në shënjestër për zhvillimet gjatë Kupës së Botës në 1998.
” Kur kthehem dhe mendoj për kohën e tij, e bëj me shumë pak dëshirë. Jo vetëm që i dha fund para kohe karrierës sime me Anglinë, por ai është edhe një nga trajnerët më të dobët të skuadrës Angleze”-fjalët për Kapelon.
“Edhe Bekam,e teproi në takimin me Argjentinën. Njerëzit nuk e dinë ende nëse 11 kundër 11, do humbnin atë takim. Thonë ishte vetëm një gabim por nëse kërkon të fitosh botërorin, nuk mund të gabosh’– ka shkruar Ouen.