Dhe Mitrovica, në turin e dytë të Champions

Edhe skuadra e Mitrovicës, kampione e Kosovës, është kualifikuar për në turin e dytë eliminator të Champions League për femra. Mitrovicaret kanë grumbulluar 9 pikë në tri ndeshjet e zhvilluara në Nikshiq dhe Budva të Malit të Zi, për grupin 2 të këtij eventi.

Femrat e Mitrovicës në ndeshjen e parë kanë fituar 2-1 ndaj rumuneve të Olimpia Kluzh, në përballjen e dytë kanë mundur 2-0 bullgaret e NSA-së, ndërsa në takimin e fundit në grup, kanë mposhtur 1-0 edhe skuadrës Breznica Pljevlje të Malit të Zi, duke siguruar vendin e parë në grup me 9 pikë të plota.

Ashtu si edhe Vllaznia e Shkodrës, edhe skuadra e Mitrovicës, kualifikohen për here të pare në turin e dytë të Champions League për femra, duke arritur një sukses të konsiderueshëm në të dy anët e futbollit shqiptar.

Shorti për vijimin e këtij aktiviteti do të hidhet më 16 gusht në Nion të Zvicrës, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen me sistem eliminimi, më 11 ose 12 shtator dhe më 25 ose 26 shtator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!