Devolli në fushë, përballë Skënderbeu…

Devolli aktiv në merkato gjatë verës, teksa së fundmi janë ftuar në provë dy brazilianë, ka planifikuar të luajë sërish një test miqësor.
Sipas asaj që raporton klubi, skuadra e teknikut Stavri Nica, nesër paradite, do të zhvillojë një takim miqësor me Skënderbeun e moshave.
Ndeshja do të luhet në aneksin e stadiumit “Skënderbeu’ duke nisur nga ora 09 00 dhe kundërshtari do të jetë U-19 e Skënderbeut.
Afrimet e fundit, gjëndja aktuale e lojtarëve të caktuar, duket se janë në strategjinë e Nicës që me Devollin e tij, kërkon të imponohet edhe në debutimin në Kategori të Parë.
