Partizani kërkon Superkupën, pas 15 vitesh

Kampionët e Partizanit kërkojnë ta nisin sezonin e ri me një trofe. Pas një jave, të dielën e 18 gushtit, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të zhvillohet takimi tradicional për Superkupën e Shqipërisë. Do të përballen: Partizani, si kampionia në fuqi dhe Kukësi, si fitues i Kupës së Republikës.

Kuptohet që organizatorja e këtij takimi është FSHF. Por “të kuqtë” e kryeqytetit, nuk e fshehin ambicien e tyre për ta fituar edhe këtë trofe, që shënon edhe startin e sezonit të ri.

Ata janë interesuar dhe kanë publikuar çmimet e biletave për ndeshjen, duke u bërë thirrje tifozëve të tyre, për të qenë sa më shumtë në stadiumin “Elbasan Arena” në mbështetje të Partizanit.

Ndër 25 edicionet e deritanishme të Superkupës së Shqipërisë, si Partizani, ashtu edhe Kukësi, e kanë fituar vetëm nga një herë këtë trofe parasezonal. Në vitin 2004, Partizani e ka fituar pas përballjes me Tiranën, ndërsa Kukësi e ka fituar ndaj Skënderbeut në vitin 2016.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!