Prova ndaj Bylisit, tregues për Dajën…

Miqësore në “Tropikal Resort”: Skënderbeu-Bylis 1-3 (Alfred Mensah/ Çardaku, Antoni, Guindo)

Miqësorja e sotme ndaj ballshiotëve të Bylisit, ka qenë një test i mirë për trajnerin Ilir Daja, për të përcaktuar radhën e punëve që duhen bërë në rindërtimin e skuadrës së Skënderbeu.

Korçarët u mundën 3-1, ku më tepër se sa rezultati, zhgënjyese ishte loja e kontigjentit të futbollistëve të mbetur në skuadër, i cili ka nevojë emergjente për t’u përmirësuar cilësisht me elementë të rinj.

Trajneri provoi të gjithë futbollistët e afruar së fundmi si Vitia, Turtulli, apo edhe ganezin Mensah, duke arritur në përfundimin që dallohej lehtë, se në kohën e mbetur, merkatoja duhet të jetë prioriteti i drejtuesve të Skënderbeut.

Miqësore, në Korçë: Teuta-Vllaznia 0-0

Ndërkohë, po sot në qytetin e Korçës, janë takuar në një miqësore, “djemtë e detit” të Teutës, të cilët duke qenë se stërviten në këtë qytet, kanë luajtur rolin e mikpritësit për “kuqeblutë” e Vllaznisë që janë akomoduar në Ohër.

Ndeshja ka përfunduar 0-0, por trajnerët respektive, Shkëmbi dhe Jonuz, kanë mbajtur shënime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!