Nejmar, gjendet formula drejt Barçës

“Transferimi i Neymar”. Kështu titullohet me të mëdha artikulli kryesor sot i “Sport”, i cili në hapje e quan Nejmarin thuajse të transferuar te blaugranët.
Barcelona dhe PSG, duket se kanë gjetur mënyren e duhur. Nejmar mund të kthehet në blaugrana me formulën e huasë me të drejtën e blerjes.
Një zgjidhje e krijuar enkas për të zhbllokuar marrëveshjen, duke pasur parasysh që dëshira e brazilianit është shumë e madhe për t’u rikthyer në Katalunjë.
Gjesti i Mbapesë dje, gjatë festimeve të Superkupës së PSG, teksa shtyu brazilianin duket qe një “shtysë” e madhe në favor të Nejmarit.
