Kryebashkiaku Gjici, e nis me stadiumin e ri

Kryebashkiaku i ri Safet Gjici, ish-president i Kukësit, të hënën e 5 gushtit, sipas një njoftimi të postuar në faqen zyrtare të klubit verilindor, do ta nisë me fillimin e punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri, premtuar më herët për tifozët dhe skuadrën e Kukësit.

Sipas projektit të paraqitur më herët, stadiumi i ri i Kukësit do të ketë një kapacitet prej 8000 shikuesish dhe do të plotësojë të gjithë parametrat dhe kërkesat e UEFA-s për të zhvilluar edhe takime ndërkombëtare. Parashikohet që punimet të zgjasin një vit.

“Ditën e hënë, me datë 5 Gusht 2019, nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit të Kukësit. Presidenti i Futboll Klub Kukësit, njëkohësisht dhe kreu i sapozgjedhur i bashkisë Kukës, Safet Gjici do të inagurojë fillimin e ndërtimit të impantit të ri sportiv, fusha e të cilit do të jetë me bar natyral, standarte europiane si dhe kapacitet deri në 8 mijë shikues, duke plotësuar kështu elementët për të zhvilluar në këtë stadium ndeshjet ndërkombëtare.

Një fond prej 5 mln eurosh në një bashkëpunim mes Qeverisë shqiptare dhe FSHF-së, do të mundësojë ndërtimin e këtij impianti brenda një viti. Ftojmë Median, ish-sportistë, tifozët dhe dashamirësit e Fk Kukësit të marrin pjesë në ceremoninë e inagurimit të kësaj vepre mjaft të rëndësishme sportive! Klubi ynë e ka vuajtur mungesën e një stadiumi të tillë, sidomos këtë sezon futbollistik, gjë që ndikoi dhe në rezultate, pasi loja në prani të tifozërisë është më rezultative.

Parashikohet që të punohet me ritme të larta dhe pas një viti ekipi t’i rikthehet qytetit dhe tifozërisë që e ka ndjerë mungesën e tij. Gjatë 7 sezoneve futbollistike në Kategorinë Superiore, skuadra jonë ka arritur të sigurojë pjesëmmarjen në kupat e Europës. Në arenën kombëtare ka arritur të fitojë një herë titullin Kampion dhe dy herë Kupën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e klubit të Kukësit, botuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!