Tirana nuk bind, e mund Flamurtari…

Miqësore në Ohër: Tirana- Flamurtari Prishtinë 1-3 (Çikani / Kabashi, Maliqi, Krasniqi (p)

Tirana dhe Flamurtari i Prishtinës luajtën sot një miqësore në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra e Memës ndërsa u bënë ditë në vendin fqinj, edhe sot nuk ka mundur të tregohet superiore ndaj skuadrës që financohet nga Ymer Ademi. Takimi ka përfunduar me fitoren e Flamurtarit të teknikut Artim Shaqirit në shifra 3-1.

Në pjesën e parë Tirana pëson një gol, por ajo që alarmoi më së shumti këtë fraksion, ishte fakti që Batha së bashku me një homolog nga kryeqyteti i Prishtinës, dolën nga fusha me karton të kuq.

Një rofeshatë kryevepër e Edon Hasani në fund, u prit nga portieri i Flamurtarit.Në të dytën është sërish Flamurtari që dikton. Së paku në gola teksa në fund rezultati përfundimtar ishte Tirana 1, Flamurtari i Prishtinës 3. Tirana shumë larg emrit që ka. Takimi i ndoq edhe nga presidenti Halili dhe stafi i klubit.

Më heret, Dukagjini barazoi në miqësore me Makedonia e Përva Liga, 0-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!