Lind sindikata e futbollistëve, Lila president

Eshtë krijuar sindikata e futbollistëve profesionistë. Ideatori dhe krijuesi i saj është futbollisti i Kombëtares, Andi Lila, i cili do të luajë edhe rolin e presidentit të këtij organizimi. Në një intervistë për Supersport, Lila ka shpjeguar edhe rolin dhe detyrat që do të luajë kjo sindikatë në mbrojtje të interesave të futbollistëve shqiptarë.

Sinqerisht ndihem i privilegjuar që sot mbyllëm me sukses një punë 3–4 mujore. Duke parë problematikat që ka futbolli shqiptar, menduam të krijonim sindikatën e futbollistëve. Ashtu si në çdo fushë në Shqipëri edhe futbollistët hasin vështirësi shumë të mëdha. Tani do jemi një derë ku ata  mund të trokasin.

Shpresojmë që të vazhdojmë me ritme të mira e të tregojmë që ne u krijuam në të mirë të futbollit shqiptar.Dua që të rregullojmë kushtet e stërvitjes, kontratat, pagesat e sigurimeve shoqërore. Këtë periudhë kemi parë një problematike të jashtëzakonshme me këto të fundit. Në shumë klube siguracionet e futbollistëve nuk paguhen prej vitesh”, ka deklaruar presidenti i kësaj sindikade të krijuar, futbollisti Andi Lila. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!