Edmond Dosti: “Laçi, pretendent për titull”


I zhgënjyer nga performanca e Partizanit në Europë, ish-kampioni i “Demave”,parashikon në mënyrë surprizë bardhezinjtë, si forcë e parë për edicionin e 81-të të Superiores.

Lidhja e ngushtë me Partizanin në ditë të këqia dhe të mira, e ka bërë Edmond Dostin faktor determinant të klubit të madh shqiptar.

Ish sulmuesi kampion me  Partizanin në vitin 1993, e ka pritur me padurim kthimin e të kuqëve në majen e futbollit shqiptar, teksa “Mokja”,prezent në titullin e 16-të por dhe në takimet në Champions League apo Europa Legaue,duket se thotë : “Partizan, të dua sa jetën time”.

Kjo u vu re sidomos në të vajtjes së demave ndaj Sherif Tiraspol, aty ku ish-numëri 9-të, nuk ia ka “falur” dështimin skuadrës së Lerdës, duke dhënë mesazhe të qarta se grupi dhe kryesisht Lerda, kanë gabuar disi.

Duke folur për mediat pas takimit, Dosti shprehet se ka parë një Partizan të çoroditur dhe se në sulm, ka lënë shumë për të dëshiruar.

“Ishte një ndeshje që kurrësesi, nuk kënaq. Lojë në konfuziotet të plotë. Lojtarë që nuk morën përsipër të vendosin fatin e një ndeshje aq të rëndësishme. Vija e parë,aspak kërcënuese dhe zgjedhjet e bëra nga stafi teknik, mendoj se nuk ishin më të mirat”-tha ish- sulmuesi i famshëm i datëlindjes 1969.

Edicioni i ardhëshëm ? “Shoh konkurencë të madhe për kreun dhe sipas meje është Laçi ai që do jetë favoriti numër një. Nuk kështë shaka. Më bësoni, në europë këtë sezon, i kam parë bardhezinjtë e Starovës, shumë solidë e të karikuar. Kanë fituar eksperiencë dhe do të jenë grupi për tu mundur. Së paku me lëvizjet e merkatos deri tani”-lëshon “bomben” Moke” që sa duket ruan ende simpatinë për ish klubin e tij me të cilin mori nofkën “Moke” dhe famën e madhe të goleadorit absolut gjatë viteve 90.

Kësisjoi, Edmond Dosti, rezident në Austri, aktualisht me pushime në Pogradec, ka hapur një temë të nxehtë dhe për “sporti im.al”, ka lançuar kritika të forta për mënyren e lojes së Partizanit, i vetmi ekip shqiptar ende në garë në Europë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!