Teuta rikonstruktohet, largohet edhe Hidi…

Portieri kryeqytetas Isli Hidi nuk do të jetë më gardiani i portës së “Djemve të Detit” të Teutës. Pas ndeshjeve të Europa League, kryeqytetasit që sezonin e shkuar mbrojti katërkëndëshin durrsak i përfundoi kontrata dhe klubi bregdetar nuk i ofroi kërkesën për rinovimin e saj edhe për sezonin e ardhshëm.

Isli Hidi, pasi i dha dhënë fund aventurës qipriote disavjeçare, u bashkua me skuadrën durrsake të Teutës në fillim të sezonit të shkuar. 38-vjeçari kryeqyteas me një karrierë mbi 20-vjeçare, u aktivizuar në 33 ndeshje me fanelën durrsake, duke u bërë një pike referimi për skuadrën e Shkëmbit.

Ndërprerja e kontratës nga e durrsakëve me Hidin, duket lidhet edhe me zërat që qarkullojnë se me “djemtë e detit” mund të bashkohet portieri korçar Stivi Frashëri që sezonin e shkuar luajti për kukësin. Në të kundërt, Teuta duhet të kërkojnë një portier të ri, pasi mbetet vetëm Çeleski, që ishte reserve e Hidit.

Duket se Teuta, pas eliminimit në Europa League, ka menduar për rikonstruksionin e skuadrës së Shkëmbit, duke e rifreskuar atë me moshë. Pas largimit të  mbrojtësit Tefik Osmanit, mesfushorit Gerhard Progni, sulmuesit Tomislav Bushiç dhe portierit Isli Hidi, që të katër mbi 30-vjeçarë, rinimi i skuadrës është gjëja e parë që të vjen ndërmend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!