Eler, ndahet me Laçin, Koliqi në Kukës, Teuta merr Frashërin…

Zhvillime intensive orët e fundit në merkato. Bëhet fjalë për Superioren Shqiptare e cila është thuajse në ditët e fundit të startit të përgatitorëve intensive.

Kështu, portieri korçar Stivi Frashëri, nga Kukësi pritet të kalojë të Teuta e Durrësit, ndërkohë që Enea Koliqi, thuajse ka mbyllur gjithçka me Kukësin.

Për pogradecarin, kjo është aventura e dytë me verilindorët. Trajneri Shpëtim Duro, e ka preferencë të parë Koliqin ndaj dhe afrimi i dytë, i ish- portierit të Flamurtarit, duket punë e kryer.

Por një lajm aspak i mirë për Starovën dhe tifozerinë bardhezi, lidhet me mesfushorin kroat Nikola Eler.

Sipas informacioneve të sigurta nga Laçi, klubi dhe futbollisti e kanë mbyllur me mirëkuptim marrëdhënjen e ndërsjelltë, teksa  mesfushori  në fazë rikuperimi, nuk do të jetë më pjesë e bardhezinjëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!