Befasi, Skënderbeu zbret në fushë…

Në një situatë aspak normale, në një gjendje psikologjike të rënduar pas vendimit KAS për lënien në fuqi të dënimit nga UEFA, thashethemeve që qarkullojnë në mjediset sportive për mosliçensimin në sezonin e ardhshëm dhe shkrirjen e skuadrës së Skënderbeut, klubi korçar është bërë i gjallë.

Drejtuesit e “ujqërve” bardhekuq, nëpërmjet pak rreshtave në faqen e tyre në “Facebook”, njoftojnë se ditën e hënë, më 29 korrik, skuadra e Skënderbeut do të nisë përgatitjet për sezonin e ri në rezidencën e e tij “Tropikal Resort”.

Hollësitë e mëtejshme, duke nisur që nga emri i trajnerit që do të drejtojë korçarët dhe kontigjentin e futbollistëve, të cilët janë ende nënkontratë me Skënderbeun priten të mësohen në ditët në vijim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!