Perin ngel “në klasë”, kthehet te Juvja…

Portieri Matia Perin do të rikthehet te Juvja për t’u rikuperuar. Në prill ai u operuar pas një luksacioni në shpallën e djathtë, ndërkohë që mesa duket faza e rikuperimit nuk ka qenë e plotë.

Burimet zyrtare të Benfikës, raporton “A Bolon”, kanë shpërndarë një njoftim për shtypin, në të cilin konfirmojnë problemet që dolën gjatë ekzaminimeve mjekësore të Perin.

Portieri, i shitur te luzitanët për 15 milionë euro, pas një faze rikuperimi 4 mujore që duhet ta kryejë te Juvja, do të rikthehet përsëri në Lisbonë nga nëntori deri në dhjetor, për t’u rivlerësuar fizikisht dhe formalizuar tranferimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!