Sarri “lajthit”, pagëzon dyshen Ronaldo-Higuain…

“Ohhh, tani më pëlqen”. Kjo është fraza e Mauricio Sarrit, ndërsa ka parë një kombinim mes Ronaldos dhe Higuain në Kontinasa.

Aty ku Juventus, po stërvitet për edicionin e ri. Ish-trajneri i Çelsit, duket i kënaqur teksa në pak kohë, po sheh idetë e tij të vihen në zbatim gjatë përgatitoreve të bardhezinjve.

Madje një video me “Ohhh, tani më pëlqen”, po bëhët virale në rrjete. Sarri e ka nisur me risi. Ndërkaq, ai që duhet të jetë në stres gjatë këtyre diteve ka të bëjë me argjentinasin.

Edhe pse Sarri e pëlqen, pasi e ka patur edhe më parë nën urdhëra, Higuain nuk e ka të sigurtë qëndrimin te bardhezinjtë.

Kërkesa ngulmuese e Romës për Higuain dhe ideja për të afruar Ikardin te Juve, është e pranishme në këto ditë merkatoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!