Vjen De Ligt, Juve me “krahë”

De Ligt është mbrojtësi më i ri i Juventusit. Sikurse ishte parashikuar, ylli holandez i Ajaksit edicionin e shkuar, mbërriti sonte në mbrëmje në Torino, duke realizuar ëndrren e jetës.

Nesër kontrollet mjekesore dhe më pas prezantimi i anunçuar mes interesimit të jashtezakonshëm mediatik. Së paku kështu janë deklaruar dje në shtëpinë e re të Matijas De Ligt.

Në këtë mënyrë, Juventusi realizon blerjen e madhe të verës. De Ligt, 19 vjeç, pritet të shdërrohet në mbrojtësin kryesor të dekadës së ardhshme. Juve e ka në “gjirin” e saj.

Mbrojtësi vjen për 70 milione euro që i kalojnë Ajaksit, ndërsa vetë, do të përfitojë 12 milione euro në sezon. Kontrata 5-vjeçare do të nëshkruhet nesër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!