Memushaj: Na pret beteja në Serinë B

Mesfushori vlonjat i sinqertë në deklaratë: “Peskara fillimisht të mendojë qëndrimin në Seria B”.

Ledian Memushaj ka folur për ‘Corriere dello Sport’, duke vënë theksin, te gara që pritet të kaplojë së shpejti Serinë B.

 Sipas futbollistit të kombëtares, në radhët e Peskarës në Itali, Seria B e këtij edicioni, pritet të jetë ndër më të luftuarat e viteve të fundit.

Memushaj thotë:Ndoshta ky edicion ka më pak skuadra dhe gara mund të jetë më e shkurtër por çdo ndeshje do të jetë një betejë. Tri të rrëzuarat pritet të jenë favorite për t’u kthyer.

Veçanerisht Empoli. Por dhe Benevento, Salernitana, Kremoneze, janë klube që janë të mirë organizuara. Ne si skuadër, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe pasi të mendojmë mirë për qëndrimin, të shohim për lart.

E rëndësishme do jetë ta nisim mbarë, sikurse edicionin e kaluar”- tha ndër të tjera vlonjati i Peskarës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!