Ventspils pëson 4 gola nga skuadra Ligës 1

Mundi Teutën në të vajtjes së turit të parë eliminator te Europa League të enjten 3-0, por Ventspils humbet për Kupën e Letonisë me kryesuesit e Ligës së parë (një kategori më poshtë) Tukums 2000.

Ndeshja ka nisur më golin e vendasve në minutën e 9-të me Shvans, ndërsa janë po të “zotët e shtëpisë” që në 25-tën, kanë dyfishuar me Pahama.

Ndërkohë, për të shpartalluar Ventspils, Tukums ia del të shënojë edhe një gol tjetër në këtë fraksion.

Këtë radhë, vendasit godasin saktë një penallti në të 39-tën me Strods. Në të 44-tën Tukums 2000, mbetet me një futbollist më pak prej kartonit të kuq të Pahamas.

Në pjesën e dytë, Shvans (52′) shënon të katërtin për vendasit, ndersa në të 70-tën, Ventspils gjen golin e vetëm me Sehriçuk

Kundërshtari i Teutës, të enjten e ardhshme, do vizitojë “Niko Dovanën”. Gjithnjë për punë “topi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!