“Bilbilat” shqiptarë zbresin në Europë…

Edhe gjyqtarët shqiptarë do të jenë “lojtarë” në turin e parë të Europa League. UEFA ka përzgjedhur dy “skuadra”, ku “kapitenë” do të jenë Juxhin Xhaja dhe ndërkombëtari tjetër, Eldorian Hamiti.

“Skuadra” e Juxhin Xhajës do të drejtojë takimi ndërmjet SK Bran (Norvegjisë) dhe Shamrok Rovers (Irlandë). Ndihmësa të tij do të jenë Nertil Bregasi dhe Fatmir Lamaj, ndërsa gjyqtar i katërt durrsaku Andi Koçi.

Në ndeshjen ndërmjet Zhënes Esh (Luksemburg) dhe Tobol (Kazakistan) do të vendosë drejtësi lezhiani Eldorjan Hamiti, duke patur si ndihmësa të tij Dojando Myftarin dhe Erind Burgun, që nuk e ka stemën e FIFA-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!