Legjenda shkon në pension…

Arjen Roben, holandezi që mbylli me Bayern Mynih, ka vendosur të ndërpresë karrierën e tij si futbollist në moshën 35-vjeçare.
Kampioni holandez, njoftoi vendimin e tij nëpërmjet profilit të Twitter të kombëtares holandeze: “Ishte vendimi më i vështirë i jetës sime. Ndihem mirë fizikisht dhe pëlqej sporte të tjerë. Dita erdhi,po ndalëm këtu,“- tha ndër të tjera Roben.
Në këtë mënyrë ish futbollisti i PSV, Çelsit dhe Real Madrid, pas 10 edicioneve te gjigandët bavarezë, i jep fund futbollit të luajtur.
