Rabiot kryen testet, “vishet” juventin…

Ish-mesfushori i Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot, i ka përfunduar me sukses testet mjekësore te Juventusi, ku ka ardhur si lojtar i lirë me parametra zero.

Rabiot ka arritur në Torino në mëngjesin e sotëm, ku klubi “bardhezi” e ka përcjellë drejt e te klinika “J Medical”, ku janë kryer testet shëndetësore.

Francezi do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare, me një pagë prej 7 milionë euro në sezon me “Zonjen”. Mesfushori pritet të bashkohet më emrat e tjerë të mëdhenj te Juve, që pretendojnë një revolucion në skuadër.

Së bashku me të, nga sot lojtarë të Juventusit janë edhe Aron Ramsej dhe Luka Pelegrini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!