Vizat britanike, problem për Prishtinën…

Prishtina, nesër në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të përballet me gjibraltarasit e St Joseph’s, në ndeshjen e parë të turit paraeliminator të Europa League.

Por për nënkampionët bardheblu të Kosovës ka lindur një shqetësim në prag të kësaj ndeshjeje. Më tepër se sa kundërshtari përballë, për Prishtinën problem është sigurimi i vizave drejt Gjibraltarit për takimin e kthimit, raportojnë mediat kosovare.

“Unë jam shumë i shqetësuar rreth problemeve në marrjen e vizave për lojtarët dhe stafin sesa për rezultatin kundër St Joseph’s. Ne luajmë ndeshjen e kthimit në Gjibraltar javën e ardhshme, por ende nuk kemi asnjë shenjë se do të marrim vizat”, është shprehur presidenti Remzi Ejupi i Prishtinës për “thescottishsun”.

“Kemi shkuar përmes Mbretërisë së Bashkuar, por na kanë thënë të aplikojmë përmes Gjibraltarit, por ende nuk kemi asgjë. Ne jemi të shqetësuar dhe nuk është e drejtë që një klub si i yni në një garë të rëndësishme europiane, duhet të shqetësohet për një çështje si vizat.

Në fushë, besoj që duhet të kualifikohemi për turin tjetër dhe do të luajmë kundër Rangersit. Por, jashtë fushës po përballemi problemet”, ka thënë presidenti Ejupi.

Takimi i kthimit midis Prishtinës dhe St Joseph’s nga Gjibraltari, do të zhvillohet më 2 korrik, të së enjtes së ardhshme, në stadiumin “Victoria” me kapacitet prej dymijë vendesh, të këtij mikro-shteti brenda Spanjës, por nën juridiksionin e Anglisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!