Salah në fushë, Egjipti pret golin e tij…

Kompeticioni më i rëndësishëm në Afrikë, Kupa e Kombëve, nis sot me takimet e dyta në grup.
Kështu skuadra organizatore e evenimentit, Egjpiti, pjesëmarrës në grupin A, do të presë në orën 22 00 në ‘Cairo Internacional Stadium’, DR Kongon. Skuadra e Mohamed Salah, ka tri pikë, ndërsa Kongo zero pikë.
Më herët në orën16 30 në ‘Alexandria Stadium’, Nigeria- Guinea (Gr B) teksa në 19 00, për grupin A, do të përballen Uganda-Zimbabve. Nigeria ka tri pikë, ndërsa Guinea 1 pikë në po aq ndeshje.
Sakaq, Uganda ka fituar në mënyrë surprizë takimin e parë me DR Kongon, ndërkohë që kundështari i sotëm i tyre Zimbabve, ka zero pikë.