Gana në vështirësi, një pikë ndaj Beninit…


Kupa e Afrikës,Gr: F. Ganë-Benin 2-2 ( Ajev 9′,42’/ Pote 3′,64′)

Ndeshja e dytë e grupit F, mes Ganës dhe Beninit, luajtur në ‘Ismailia’,ndryshe nga takimet e tjera në Kupën e Afrikës, nisi menjëherë me gol.

Dhe merita i shkon Beninit i cili me futbollistin Pote, gjeti rrjetën ganeze. Reagimi i Ganës, ishte i shpejtë, madje pa u mbushur 10 minuta lojë, arrin të barazojë me Andre Ajev.

Ngulmimi i Ganes ka vijuar dhe në të 43-ën, e fraksionit të parë, sërish Ajev shënon golin e dytë përsonal  duke kaluar skuadrën përpara.

E ndërsa suksesi i Ganës në këtë takim dukej punë e kryer, dajla pas 10 minutave të pjesës së nga loja e futbollistit të saj Xhon Boji, e ka ndërlikuar situatën.

Benini që dhe më herët ka dhënë shenja se di të dalë përpara, barazon në të 64-ën dhe sërish në ‘pod’ ngjitet i njëjti autor, Pote.

Megjithë përpjekjet e skuadrave në minutat e mbetura, nuk ka gol. Gana dhe Benini, me llogari të hapura në grupin që tashmë kryesohet nga Kameruni.(Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!