Nigeria,kalon turin…


Kupa e Afrikës, Gr B: Nigeri-Guinea 1-0 (Omero 73′)

Nuk e ka patur aspak të lehtë Nigeria në takimin e sotëm ndaj Guinesë. Skuadra e gjermanit Gernot Rohr, arriti të bëjë tri pikë vetëm nga fundi i takimit të luajtur sot në ‘Alexandria Stadium’ të Egjiptit.

Në pjesën e parë skuadrat iu afruan disa herë golit madje në të 32-ën Igalo nuk shebeu para portës duke e goditur keq topin që del jashtë.

Në anën tjetër edhe Guinea luan gjithçka për gjithçka duke rrezikuar seriozisht mbrojtjën kundërshtare.

Gjithsesi, në të dytën, eksperienca ka bërë të sajën dhe nga zhvillimet e një goditje këndi në të 73-ën, Kenet Omero godet saktë me kokë duke e dërguar sferën në rrjetë.

Bangoura për Guinenë në të 90-ën, shkoi shumë pranë barazimit, por vetëm kaq…(video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!