“Luani” Sedorf, merr fitoren e parë në Egjipt

● Kupa e Kombëve të Afrikës, Gr. F: Kamerun-Guinea-Bissau 2-0
“Luanët” lënë pas problemet me shtetin e tyre, fitojnë ndeshjen e parë në Kupën e Afrikës.
Jaja Banana në të 66′ dhe Stefan Bahokën në të 69’, udhëheqin Kamerunin drejt fitores së parë në Kupën e Kombëve të Afrikes.
Përballë pati Guinenë, e cila edhe pse në pjesën e parë rezistoi në të dytën, u godit dy herë në tri minuta duke dalë e mundur nga formacioni i trajnerit holandez Sedorf.
Në fakt, Kameruni mbetet favorit i turneut, por disa probleme të skuadrës me Federatën e saj në prag të finaleve, u duk se ia uli disi kuotat. Gjithsesi, tri pikë në grupin F, aty ku gjënden edhe Gana e Benini, janë premtuese.(Video)