Reagon Kukësi: Valdet Rama është i yni!

Mungesa e ish-sulmuesit e kombëtares Valdet Rama, në këto ditë të para stërvitore të kuksianëve, kanë bërë të përhapen fjalë për një largim të mundshëm të futbollistit kosovar nga skuadra verilindore.

Për të përgenjeshtruar thashethemnajën e ngritur, klubi i Kukësit ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

“Duke i’u referuar spekulimeve të medias, për largimin e Valdet Ramës nga skuadra jonë, njoftojmë tifozët dhe të gjithë opinionin sportiv, se mesfushori është në kontratë me FK Kukësin dhe do i bashkohet ekipit në fundjavë për të zhvilluar fazën përgatitore. Faleminderit!”,- shkruhet në reagimin e klubit të Kukësit, i cili nuk ka munguar të zyrtarizojë edhe ardhjen e mbrojtësit korçar Bruno Lulaj, që sezonin e ri do të jetë pjesë e skuadrës kuksiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!