Boban, merr një “fanelë” milaneze…


Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban, do ndërtojnë Milanin e ri.

Në një njoftim zyrtar, klubi i Milan, bëri të ditur se Shefi i Zyrës së Futbollit do të jetë Zvonimir Boban. Edhe FIFA para njoftimit të klubit, doli me një deklaratë zyrtare duke konfirmuar largimin e Boban nga strukturat drejtuese të saj.

Në këtë mënyrë Drejtori i ri teknik i Milanit Paolo Maldini dhe kroati Zvonimir Boban,si Shef i Zyrës së Futbollit, përbëjnë dhe binomin me pritshmëri të lartë te kuqezinjtë e Milanos.

Jam shumë i lumtur që kthehem sërish te Milani im i dashur. Do të jap kontributin tim për ta kthyer skuadrën aty ku e meriton. Një klub protagonist e fitues” –tha ndër të tjera kroati që nga sot do të jetë një ndër njerëzit më të besuar të administratorit Ivan Gazidis..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!