Shqipëria U-16, Elvis Sina e nis me barazim

Shqipëria U-16, e drejtuar nga trajneri Elvis Sina, ka luajtur sot në orën 11:30 ndeshjen e parë të vlefshme për turneun ndërkombëtar “Etlinger 2019”, përballje qe ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2 ndaj SPAL.

Në disavantazh të dy golave të pësuar, kuqezinjtë U-16 kanë reaguar. Në minutën e 48-të Bajraktari ngushton rezultatin me penallti dhe në minutën e 56-të Maksuti ka barazuar rezultatin në 2-2.

Kombëtarja U-16 e filloi ndeshjen me këtë formacion: Lena, Kreka, Stafa, Halili, Cipi, Kurbasha, Ajazi, Bajraktari, Kote, Neziri, Çela.Kuqezinjtë e vegjël do të zhvillojnë një ndeshje të dytë po ditën e sotme në orën 16:00 ndaj skuadrës Dinamo Brest.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!