Ballshiotët kalojnë “në sitë” të huajt…

Festa ka përfunduar për kampionët ballshiotë. Drejtuesit e Bylisit po mendojnë që tani për ristrukturuar skuadrën për sezonin e Superiores. Flitet se nuk do të ketë ndryshime dhe se boshti do të ruhet. Gjithsesi ia kanë nisur me një rivlerësim të futbollistëve të huajt, ku edhe numri i tyre është i kufizuar.

Sot, drejtuesit e skuadrës mallakstriote kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen me sulmuesin afrikan nga Togo, të cilin e afruan në verë. “Sulmuesi nga Togo, Dose Kofi është largimi i parë nga skuadra jonë. Gjithçka është zgjidhur me marrëveshje”, njofton klubi ballshiot.

I ardhur nga Maqedonia e Veriut, sulmuesi Dose Kofi në radhët e Bylisit u aktivizua në 16 takime, duke shënuar vetëm 6 gola. Kjo performacë duket nuk i ka kënaqur ballshiotët, të cilët kanë vendosur ta largojnë nga skuadra e tyre lojtarin nga Togo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!