“Faleminderit dhe lamtumirë Kukës”!

Artur Rexhinaldo, sulmuesi më i mirë i kampionatit me 13 gola, të realizuar për ngjyrat e Kukësit, ka zyrtarizuar largimin e tij nga skuadra verilindore. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai falenderon drejtuesit, trajnerët dhe shokët e skuadrës, duke bërë edhe ndarjen me ta. Ja çfarë shkruan Rexhinaldo, në lamtumirën e tij:

“Mbaroi sezoni dhe çfarë mund të them? Ishte sezon im më i mirë, shënova 21 gola si në sezonin e kaluar në të gjitha kompeticionet, si në ato kombëtare, europiane dhe me kombëtaren.

Përveçse isha golashënuesi më i mirë i kampionatit, isha edhe shënuesi më i mirë në Kupë, të cilën e fituam gjithashtu. U ktheva në shtëpi i lumtur dhe me objektivin e realizuar. Vetëm un e di se sa kam luftuar për të fituar të gjitha këto.

Sezoni do të ishte perfekt nëse do të kishim fituar kampionatin apo të kualifikoheshim me përfaqësuesen në Kupën e Kombeve që aq shumë e dëshirojmë.

Kontrata ime me Kukësin mbaroi. E ardhmja ime është e hapur dhe do vendos bashkë me familjen time me qetësi. Është e qartë që kam shumë propozime, por të ardhmen e di vetëm Zoti.

Shumë faleminderit Kukësit për mundësinë që më dha, sidomos presidenti Safet Gjci, profesor Ernest Gjoka dhe ndihmësve të tij, trajnerëve Ermal, Faton, mister Hallaçit, drejtorit sportiv Nexhipi dhe qartësisht kolegëve të mi dhe të gjithë pjesëtarëve të administratës e shpresoj që të mos kem harruar ndonjë. Shumë faleminderit.

Tifozëve të mi dhe atyre të klubit, shumë faleminderit për mbështetjen, pa ju nuk do të ishte e mundur dhe kam luftuar për të fituar këto të gjitha për ju, për familjen time dhe gjithçka që më jep një shtysë”, ishin fjalët e Rexhinaldos në këtë status të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!