Kukësi, legjitimon “divorcin” e lajmëruar…

Fitimi i Kupës së Shqipërisë dhe pjesëmarrja në Europa League, nuk i ka frenuar largimet me skuadra verlindore e Kukësit. Rexhinaldo, golashënuesi më i mirë të vendit, ishte i pari që shpalli “divorcin” kuksianët.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku pasi falënderonte drejtuesit, trajnerin, shokët e ekipit dhe tifozët, mozambikasi bënte edhe ndarjen me ta, sigurisht me tone më të ulta dhe pa kërcimeve drejt FIFA-s për mosshlyerje detyrimesh financiare.

Sot, drejtuesit e klubit të Kukësit, as më shumë dhe as më pak, kanë “legjitimuar” largimin e Artur Rexhinaldo, çka ai e kishte bërë më herët:

“F.K Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Reginaldo Artur Faite.

Sulmuesi, i ardhur te skuadra jonë gjatë merkatos së verës, arriti të shënonte 20 gola në 43 ndeshje, nga të cilat 13 gola në Kategorinë Superiore, 5 gola në Kupën e Shqipërisë si dhe dy gola në Turin e parë të Uefa Champions League.

Mozambikasi me skuadrën tonë arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë si dhe “Këpucën e artë’ me 13 golat e tij në Superligë.

Klubi falënderon Reginaldo Artur Fait për kontributin e dhënë në skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierë”, shkruhet në njoftimin e klubit të Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!