Rodriguez, kthimi në Madrid…

Pas dy sezoneve në huazim, Hames Rodriguez, zyrtarizon largimin nga Bajern Mynih. Në fakt është klubi bavarez që mban frymën dhe bën publik ndërprerjen e bashkëpunimit, teksa heziton të paguajë shifren prej 42 milion euro për blerjen e kartonit të kolumbianit.

Në këtë mënyrë Rodrigez do të kthehet sërish te Real Madrid, klubi që zotron kartonin e mesfushorit të dalluar të përfaqësueses së Kolumbisë.

Nuk dihet nëse Florentino Perez, presidenti i Realit, do e mbajë në grup apo do ta përcjellë me formulën e huazimit, por Hames, rigjen “galaktikët” pas dy edicioneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!