Nisin largimet, te Luftëtari, dy në një ditë!

Pas ndeshjes së sotme ndaj Partizanit, dy nga futbollistët e skuadrës “bluzi”, mesfushori Albano Aleksi dhe portieri Shkëlzen Ruçi, i kanë dhënë lamtumirën Luftëtarit. Aleksi i pezulluar më parë dhe Ruçi pasditen e sotme, kanë bërë ndarjen me gjirokastritët nëpërmjet rrjeteve sociale, duke i falenderuar për përvojën dhe bashkëpunimin që kanë patur midis tyre.

“Faleminderit nga zemra qytetit të Gjirokastrës për mikpritjen e ngrohtë, tifozët e Luftëtarit për mbështetjen gjithmonë dhe presidencën për mundësinë që më dhanë të luaja në Superligë!

Falënderimi më i madh shkon për shokët e ekipit në gjithë këto vite për momentet e bukura dhe jo të mira që i kaluam të gjithë të bashkuar pavarësisht gjërave që ndodhën kohët e fundit, ju jam mirënjohës përjetë!”,- shkruan mesfushori Aleksit, që postimin e tij e shoqëron edhe me një fanellë kujtim me firmat e gjithë bashkëlojtarëve.

“Se çdo fillim e ka një fund. Është e vështirë të mendosh e besosh se e nesërmja do të jetë e ndryshme. Të dashur mbështetës, tifozë e drejtues të klubit të futbollit “KF Luftëtari”, sot i them mirupafshim klubit, të cilit i detyrohem shumë. Përpara disa vitesh ky klub më dha mundësinë tē jem pjesë e tij, e historisë së tij. Bashkë kemi kaluar momente e emocione të ndryshme: gëzim, krenari, dhimbje e dyshim. Dëshiroj të them se kurdoherë që kam veshur këtë fanellë jam përpjekur të jap më të mirën time; ndonjëherë ndoshta edhe duke gabuar.

Por pas kësaj eksperience mundem vetëm të falënderoj ekipin dhe drejtuesit e tij, tifozët dhe sigurisht shokët e skuadrës të cilët më kanë ndihmuar të jem një profesionist më i mirë. Sot i them mirupafshim “KF Luftëtari”, por marr me vete kujtime, mësime dhe emocione pafund, të cilat do t’i kujtoj gjatë gjithë jetës sime.

Në mbyllje dua t’i uroj “KF Luftëtari” vetëm suksese, e t’i kujtoj se gjithnjë do të ketë një vend special në zemrën time. Ndoshta një ditë do jemi përsëri bashkë. Përjetë “Shqiponjë bluzi”!”, shkruhet në mesazhin e portierit Ruçit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!