Kuqezinjtë U19 munden thellë në miqësore, U21 shuan shanset për…
Fitoi 2-0 në ndeshjen parë miqësore të luajtur në stadiumin e Rrogozhinës ndërsa sot kuqezinjtë e moshës deri në 19 vjeç humbën me Kosovën U19 me shifrat e thellë 2-5. Testi u luajt sërish në stadiumin në rikonstruksion të Rrogozhinës.
Ndërkohë dje Kombëtarja U21 e Bushit luajti në Podgoricë takimin e shtyrë të nëntorit me Malin e Zi. Ky takim luajtur për kualifikueset e Kampionatit Europian U21 të vitit 2025, u vendos nga një gol i minutës së 90+3 shënuar nga mbrojtësi vendas Franeta.
Pas kësaj humbjeje (1-0), U21 shuan shanset për kualifikim dhe rrezikon seriozisht të përfundojë e parafundit në Grupin E.