Festa e Derbi Kantit, një lumë alkooli…

● Trajneri Lapard dhe djemtë e tij kanë festuar fitoren ndaj Lidsit pa iu dridhur dora për shpenzimet, afro 3200 euro vetëm pije alkoolike
Kur themi lumenj alkooli, nuk e teprojmë. Derbi Kanti i Frank Lampardit eliminoi Lidsin e Bielsës në “play-off”-in për në Premier Ligë (më 27 maj do të përballet me Aston Vilën) dhe për të festuar fitoren, trajneri, ish-mesfushori i Çelsit, i çoi futbollistët në pab-in, “The Kings Head”.
Ishte një mbrëmje dhe festë e ekzagjeruar, pa u kushtuar vëmendje shpenzimeve, siç dëshmohet nga dëftesa e paguar nga Rams, raporton “Mail Online”.
206 birra, 5 shishe Prosecco”, 53 xhin dhe tonik, 75 xhiro të Jägermeister, 65 gota me vodka “Grey Goose”, 54 “Sambuca” dhe 38 tekila. Një total prej 40 pijesh me përmbajtje të lartë të alkoolit, duke përfshirë edhe “Fireball” (një uiski i njohur kanadez), me një faturë prej 2,800 paund, që barazohet me rreth 3,200 euro.
Por ka një “mister” mbi festës: Coca Colat që u pinë, nuk u shfaqen në faturë!?