Kthehet Fangaj, në Vlorë pa Okpotu…

Abdurrahman Fangaj u dëmtua gjatë takimit Tirana-Laçi në fazën e tretë duke bërë që në linjën e djathtë të mbrojtjes, kurbinasit të operonin duke modifikuar shpesh futbollistë me tipare të ndryshme.

Pas kalvarit të gjatë të rekuperimit, shkodrani bardhezi, fillimisht u grumbullua në listen e stolit, por sot jep lajmin e mirë se në sifdën e radhës, në transfertë me Flamurtarin, është totalisht gati.

Tani po. Jam gati për lojë. Ka ditë që kam nisur stërvitjen me kapacitet të plotë, ndërsa në Vlorë, mund të bëhem pjesë e formacionit. Gjithnjë, nëse do jem zgjedhje e stafit teknik,”- tha për “Sporti IM” mbrojtësi i dalluar i Laçit. Mungesa e Okpotu, në sulm, e vetmja situatë e ndërlikuar për Starovën.

 Ndërkaq, sfida e javës së 34-t ndermjet Flamurtarit dhe Laçit, pritet të jetë mjaft e luftuar. Vëndasit pas disa takimeve të mira, teksa moren dhe rezultate, javët e fundit duket se kanë humbur terren, duke e futur në kolaps objektivin për të kapur një vend në  kupat e Europes.

E njëjta situatë edhe te Laçi sa i përket europës. Pas fitores në tavolinë me Kamzën, kurbinasit janë ngjitur në vendi e 4-t, ndërkohë që për të mbetur në këtë pozicion apo synuar të tretin, e kanë domsodoshmëri fitoren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!